28-vjeçari bëhet bashkë me shokun dhe merr peng ish-gruan

0

Një i ri nga Lushnja është arrestuar nga policia. Kjo pasi me një shokun e tij kishte rrëmbyer ish-bashkëshorten dhe e mbante peng në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Zhamë dhe autori i kësaj ngjarje është 28-vjeçari Marjus Musaku, i dënuar edhe më parë për dhunë në familje.
Ai kishte marrë forcërisht dhe i kishte hequr lirinë ish-bashkëshortes së tij.
“Marjus Musaku, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në fshatin Zhamë, ka marrë forcërisht ish bashkëshorten e tij, shtetasen P.M, 27 vjeçe dhe e mbante peng të fshehur në qytetin e Durrësit.
Policia bëri të mundur gjetjen e shtetases P.M dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Po punohet për identifikimin e autorit tjetër të dyshuar i cili ka ndihmuar shtetasin Marjus Musaku në kryerjen e kësaj vepre penale”, – bën të ditur policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” e kryer në bashkëpunim dhe “Dhunë në familje”, të parashikuara nga Nenet 110, 130/a/4, 25 të Kodit Penal.
 
 
 
The post 28-vjeçari bëhet bashkë me shokun dhe merr peng ish-gruan appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: