Arben Ahmetaj: Konsolidohet biznesi shqiptar! Në 2017, rritet numri i ndërmarrjeve me mbi 4 punonjës, zgjerohen shitjet, investimet dhe punësimi

0

“Anketa paraprake e ndërmarrjeve publikuar sot nga INSTAT, ka disa lajme të mira për strukturën e sipërmarrjeve në vitin 2017, sigurisht vetëm për ata që dinë t’i lexojnë dhe kuptojnë shifrat.
Së pari, biznesi shqiptar po tregon shenja të rëndësishme të konsolidimit në strukturë, duke kaluar nga njësi të vogla ekonomike, në ndërmarrje me më shumë të punësuar. Gjatë vitit 2017, janë shtuar 928 ndërmarrje me 5 deri në mbi 50 punonjës, të cilat kanë shtuar më shumë se 27 mijë të punësuar.
Së dyti, punësimi në total është rritur me 4.9% krahasuar me një vit më parë. Rritja e punësimit përgjatë 5 viteve të fundit ka ardhur në rritje nga viti në vit, sikurse duket në grafik.
Së treti, bizneset kanë zgjeruar aktivitetin e tyre në treg. Shitjet neto në total janë rritur 7.9% krahasuar me një vit më parë, ose rreth 148 miliardë lekë më shumë.
Së fundi, rritja e aktivitetit ekonomik, është reflektuar drejtpërsëdrejti në rritjen e investimeve me 4.5% ose 10 miliardë lekë më shumë se një vit më parë, duke reflektuar rritjen e besimit të bizneseve në ekonomi.
Ekonomia shqiptare po i përgjigjet dita-ditës sfidës për konsolidim fiskal, konsolidim të strukturës së tregut, rritje të aktivitetit ekonomik, investimeve dhe punësimit.
Raporti më i fundit i Komisionit Europian që gjithashtu e rishikoi parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë nga 3.6% në 4.1% në vitin 2018, është një tjetër sinjal se jemi duke ecur përpara, në drejtimin e duhur.
#EGjitheVemendjaTekJU”.
Kështu shkruan ministri Arben Ahmetaj, duke iu referuar INSTAT-it.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: