Buka e zezë apo e bardhë? Ja cila është më e shëndetshme

0

Gjithsecilit prej nesh në shumë raste i ka lind pyetja nëse duhet të konsumoj bukë të bardhë apo të zezë? Cila prej tyre është më e shëndetshme? Për t’iu dhënë disi përgjigje dyshimit që ju keni po ju paraqesim disa vlera që ka secila dhe kështu dhe ju mund të vendosni…
Buka e bardhë
Buka e bardhë bëhet nga mielli i grurit i bardhë. Gruri vetë përbëhet nga: lëvorja, embrioni dhe endosporini. Embrioni është pjesa me përmbajtje të konsiderueshme të disa acideve lyrore, shumë cilësore dhe përmban vitaminën E, e cila mbron këto acide lyrore nga oksidimi, ku përfshihet dhe mbrojtja nga oksidimi i kolesterolit (armiku kryesor për enët e gjakut).
Ndërsa lëvorja është shumë e pasur me fibra bimore dhe minerale, shumë të nevojshme për organizmin. Kur gruri bluhet për miell të bardhë, lëvorja dhe embrioni shkëputen dhe mbetet vetëm endospori. Pra ajo që mbetet nga mielli janë vetëm kaloritë, për më tepër atij i shtohet klor për të zbardhur ngjyrën, i cili është toksik për organizmin tonë. Duke përdorur miell të bardhë, ulet në mënyrë të ndjeshme konsumi ditor i fibrave që çojnë në probleme te ndryshme, veçanërisht të aparatit tretës.
Buka e zezë
Buka e zezë bëhet me miell integral e cila varion nga cilësia. Duhet pasur kujdes që buka të jetë 100% integrale dhe jo me ngjyrues. Buka me farë buke (jo me maja), nga miell gruri të plotë ose thekre, të bluar me mulli guri si dhe përzierjet e këtyre të dyjave, janë bukët më të pasura me vlera ushqyese. Kur buka është bërë me farë buke është shumë më e tolerueshme për aparatin tretës. Këto buke përmbajnë fibra të cilat ndihmojnë aparatin tretës, përmbajnë disa acide lyrore edhe vitaminën E. Buka e zezë përmban sasi të konsiderueshme hekuri, kalciumi, acidi folik, vitamine B dhe sasi të mëdha magnezi i cili është i domosdoshëm në metabolizmin e sheqerit. Kjo e bën bukën e zezë shumë të shëndetshme për ata që vuajnë nga diabeti.
The post Buka e zezë apo e bardhë? Ja cila është më e shëndetshme appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: