Çmendet Berisha, thirrje forcave të rendit: Mos zbatoni asnjë urdhër të Sandër Lleshit…

0

Ish kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje forcave të rendit të mos zbatojnë asnjë urdhër të zëvendës ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi, pasi sipas tij janë antikushtetuese.

Berisha ka deklaruar se emërimi i Lleshit është bërë në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit organik të Këshillit të Ministrave.
Deklarata e Berishës:
Së pari shqiptarët duhet ta dinë se jemi në kushtet e një grushti shteti brenda shtetit, me asgjësimin e gjykatës Kushtetuese. 
Së fundi dua t’u them këtij gjenerali që nuk paraqitet kur e thërret presidenti, ai meriton vetëm një gjë, një dekret për ta zhvesh menjëherë. 
Në emërimin e tij janë thyer Kushtetuta, ligji organik i Këshillit të Ministrave, i cili përcakton qartë se çfarë ndodh kur nuk ka ministër.
Zëvendësministri nuk ka të drejtë të firmos asnjë akt qeveritar. 
U bëj thirrje forcave të rendit, të mos zbatojnë asnjë urdhër antiligjor, anti kushtetues, të një mercenari të Edi Ramës.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: