Dinamo e Erzeni nuk falin, Besa i shkëputet Bylisit e Pogradecit

0

Dinamo ka marrë pikët e plota ndaj Burrelit, në një ndeshje që është zgjidhur vetëm në fund. Çeliku ishte autori i golit të fitores për blutë. Erzeni ka triumfuar ndaj Vorës me përmbysje. Goli të Sejdinit i është përgjigjur dy herë Goxha dhe në fund Bella. Shijakasit kanë marrë pikët e plota.
Shënkolli nuk ka falur në shtëpi Veleçikun. Përgjini me dygolëshin e tij dhe David kanë realizuar tre herë në portën e koplikasve, duke fituar bindshëm. Tre pikë të arta për Korabin ndaj Besëlidhjes. Erand Hoxha realizoi golin e parë për dibranët, kurse Thea barazoi për lezhjanët. Skuka ishte ai që vendosi fatet e ndeshjes, duke realizuar golin e fitores për Korabin.
KATEGORIA E PARË – JAVA 9
GRUPI A
E shtunë, më 10 nëntor 2018, ora 14:00Vora-Erzeni 1-3Shënues: Sejdini 19′ / Goxhaj 44′, 73′, Bella 90′Shënkolli- Veleçiku 3-0Shënues: Përgjini 34′, 44′, David 85;Burreli-Dinamo 0-1Shënues: Çeliku 83′Korabi-Besëlidhja 2-1Shënues: Hoxha 31′ (pen.), Skuka 64 / Thea 53′
E hënë, më 12 nëntor 2018, ora 14:00Iliria- Vllaznia
Bylisi është befasuar në shtëpi nga Oriku. Edhe pse ballshiotët kanë shënuar dy herë në pjesën e parë, në fund ndeshja është mbyllur 2-1. Antoni dhe Kofi shënuan për Bylisin, ndërkohë që në shtesën e pjesës së parë Dhrami ndëshkoi ish-skuadrën e tij nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Portieri Bytyçi u ndëshkua me karton të kuq dhe në pjesën e dytë vendasit luajtën me një lojtar më pak. Oriku e shfrytëzoi këtë dhe arriti të barazojë dhe të marrë një pikë me vlerë. Kjo ndalesë e Bylisit është shfrytëzuar nga Besa.
Kavajasit arritën të fitonin në Cërrik kundër Turbinës me rezultatin 0-2. Çekiçi shënoi dy herë në pjesën e parë dhe i dha pikët e plota Besës, që tanimë ka tre pikë më shumë se Bylisi. Ka ngecur edhe Pogradeci, që u mposht në Lushnjë prej një goli të shënuar nga Fatjon Sefa.
GRUPI B
E shtunë, më 10 nëntor 2018, ora 14:00Turbina-Besa 0-2Shënues: Çekiçi 22′ (pen.), 36′Lushnja-Pogradeci 1-0Shënues: Sefa 33′Bylisi-Oriku 2-2Shënues: Antoni 2′, Kofi 13′ / Dhrami 45+1′ (pen.), Bocaj  75′
E diel, më 11 nëntor 2018, ora 14:00Apolonia- Egnatia
E hënë, më 12 nëntor 2018, ora 14:00Elbasani- Tomori

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: