Ditmir Bushati, mesazh Athinës: Tolerancën tonë nuk ka pse e merr askush për dobësi

0

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme ishte sot në bashkinë Malësi e Madhe në një takim me banorë në vijim të turit të Llogaridhënies së drejtuesve të pushtetit vendor. Gjatë kësaj dëgjese, ashtu si një ditë më parë në Gjegjan të Pukës, Dirmir Bushati u pyet lidhur me incidentin e Bularatit.
Per ministrin Bushati: “Vendimi i djeshëm i Ministrit të Brendshëm për të shpallur ‘non grata’ 52 qytetarë grekë, të cilët kanë shkelur lgjin dhe Kushtetutën shqiptare, rendin kushtetues me deklaratat dhe veprimtarinë e tyre në Shqipëri është një vendim i mbështetur në Kushtetutë, ligj dhe në praktikën ndërkombëtare që aplikon çdo vend”.
“Ne jemi duke e trajtuar këtë çështje me seriozitetin maksimal për të kuptuar në rradhë të parë shkalllën e përfshirjes edhe të elementëve të tjerë pavarësisht statusit që ato kanë, sepse siç dihet në atë ceremoni kanë marrë pjesë jo vetëm qytetarë të zakonshëm por edhe njerëz me status zyrtar. 
Për pasojë, do të ndjekim të gjitha procedurat ligjore dhe ato diplomatike. Aty ku rasti e do për të ndjekur një procedurë diplomatike e sigurt është që tolerancën tonë nuk ka pse e merr askush për dobësi. Ne nuk duhet asesi të biem në kurthin e ekstremizmit sepse përkeqsimi i marrëdhnieve apo rënia në këtë lloj kurthi nuk i shërben miqësisë ndërmjet dy popojve tanë”, shtoi. ai.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: