Dortmund nuk përmbahet, mposht Bayern Munich

0

Është e Borussia Dortmund klasikja e Bundesligës gjermane.  Në duelin e zhvilluar në “Signal Iduna Park” verdhezinjtë triumfuan me përmbysje 3-2 Bayern Munich, duke u afruar akoma më shumë me titullin. Robert Lewandowski zhbllokoi shifrat pas një goditje me kokë, ndërkohë që Marco Reus nga penalltia vendosi baraspeshën.
Megjithatë, reagimi i kampionëve në fuqi nuk vonoi, me polakun sërish protagonist. Lewa shfrytëzoi në maksimum një krosim të Kimmich për të kaluar në avantazh miqtë.
Por pavarësisht kësaj, përgjigjja e verdhezinjtë nuk mungoi, me Reus që fillimisht barazoi shifrat, ndërkohë që pak minuta më vonë, Paco Alcacer i dha 3 pikët Dortmund, që dërgon në +7 distancën me vendin e tretë, i cili mbahet nga Bayern.
The post Dortmund nuk përmbahet, mposht Bayern Munich appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: