Drama e banorëve të Unazës së Tiranës dhe Drama e Pallatit Lulit

0

Mero Baze

Rret 200 e ca banesa do të duhet të prishen për ti hapur rrugë ndërtimit të Unazës së Kryeqytetit, një projekt gjurma e të cilit ishte ruajtur nga koha e komunizimit, por është mbushur me ndërtime të paligjshme, disa prej të cilave janë të legalizuara apo formalizuara, si ndërtime të rregullta.
Tani banorët e këtyre banesave do të përballen me dramën e shpronësimit ose prishjes së shtëpisë së tyre, kur nuk kanë asnjë letër dhe opsionin e trajtimit me kredi të buta apo programin e ndihmës sociale të Bashkisë, e cila të gjithë e dimë që është minimaliste.
Debati për dramën e tyre duhet të jetë realist de jo populist. Interesi publik që është Unaza e Madhe do të predominoj dhe projekti do realizohet. Ajo që duhet të diskutojmë është mundësia e një pakete speciale ndimash për banorët e dëmtuar.
Dje mes banorëve në protestë ka ndaluar Lulzim Basha, ndërsa kthehej nga shtëpia e tij në Hollandë. I ka marrë nga rruga I ka ulur në një kafe dhe i ka nxitur të vazhdojnë të luftojnë dhe të bllokojnë rrugën, derisa t’ua bien në majë të të hundës gjithë qytetarëve të Tiranës, që tu bashkohen atyre në protestë.
Në fakt Lulzim Basa mund të shërbente në këtë rast, si shembull pozitiv dhe mund ta zbuste protestën.
Ai mund tu thoshte për ironi të fatit, që ju nuk duhet të shqetësoheni, pasi kjo qeveri edhe kur ke pallat pa leje, edhe kur ke zaptuar detin, dhe kur nuk ke repsektuar asnjë ligj të shtetit shqiptar të shpronëson dhe të jep lekë më shumë se sa kërkon.
Dhe për këtë ai ka shembullin personal. Pallati I tij I paligjshëm në Vlorë, i ndërtuar në det, u shpronësua me 14 milionë euro. Dhe Basha përdori Avokatin tonë në Strazburg për ta fituar cështjen. Të njëjtët mund ti vërë sërish në dispozicion. Ai mund tu vërë në dispozicion Avokaten e Popullit, meqë e ka pas dhe avokate të pallatit, mund të vërë në dispozicioon gjithë infrastrukturën lehtësuese që ai përdori për të fituar lekët e pallatit të tij, edhe pse ishte I paligjshëm dhe mund tua lehtësoj atyre dhimbjen.
Biles qeveria është e detyruar të përdor një standart. Atë standart që ka përdorur për të shpronësuar Lulzim Bashën atë duhet të përdor dhe për qytetarët. Ndryshe Lulzim Basha duhet të kthej lekët dhe të paguhet njësoj sa cdo qytetar që kanë të njëjtën hall ,me të cilët ai ulet gju më gju dhe i nxit të bllokojnë rrugët për protesta. Biles këta janë hallexhinjë vërtet s ekanë shtëpinë e parë dhe të vetme, pasi Lulzimit i është prishur pallati që e kishte për shtëpi pushimi.
Lulzim Basha duhet të trajtohet njësoj si ata, ose qytetarët duhet të trajtohen njësoj si Lulzimi. Qeveria nuk mund të përdor një standart për Lulzim Bashën që ta bind të hyj në zgjedhje dhe një standart për qytetarët për të cilët nuk pyet a duan a nuk duan të hyjnë në zgjedhje.
Kjo I jep më shumë kuptim uljes gju më gju të Bashës me protestuesit. I jep kuptim se së paku si një njeri që ja ka dal ti marrë lek kësaj qeverie për prishje banese të paligjshme . Njësoj si ata tek Unaza e re.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: