Ekskluzive: Kukësi zbarkon në Kosovë, “piketon” sulmuesin

0

Kukësi një ditë më parë zyrtarizoi largimin e Haris Harba, ndërkohë që po punohet për të tjera përforcime në janar. Synimi është afrimi i një lojtari që shënon dhe një pistë merkatoje tashmë është zbuluar. “SportEkspres.com” mëson se drejtuesit e Kukësit i kanë hedhur sytë nga Kosova.
Lojtari që preferohet është Festim Alidema, 21 vjeç. Sulmuesi luan në krah dhe është aktualisht pjesë e skuadrës së Llapit. Deri më tani ai ka arritur të realizojë 7 gola, asnjë prej tyre nga pika e bardhë e penalltisë.
Sikurse shihet, kemi të bëjmë me një lojtar cilësor dhe që do t’i bëne goxha punë verilindorëve. Ai do të pozicionohej në krahun e djathtë të sulmit, ku trajneri Cungu deri më tani ka aktivizuar herë Ethemin, e herë Çyrbjen.
Gjithsesi për ta bërë tyrin Kukësi duhet të paguajë. Alidemës thuhet se kontrata i përfundon në verë dhe te Llapi po tentojnë ta shesin që në janar. Veç Kukësit që ka shfaqur interes për sulmuesin, ka edhe një pistë jashtë vendit. Sigurisht prioriteti është që 21-vjeçari të shkojë në një kampion edhe më të fortë se Superiorja.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: