Favre: Bajernit i “mbaruan bateritë”, Titulli? Kemi ende dobësi

0

Trajneri i Borusias së Dortmundit, Lysien Favre, foli para gazetarëve pas fitores ndaj kampionëve në fuqi të Bundesligës. Tekniku zviceran u shpreh se lojtarët e Bajernit bën një lojë mjaft të mirë, por ata nuk ditën si të menaxhonin energjitë gjatë të gjithë takimit.
“Ishte një ndeshje e çmendur. Bajerni na dominoi në fillim, duke mbajtur kontrollin e topit. Sa herë që e merrnim topin e humbnim për çështje sekondash. Por, isha e sigurt se ata nuk mund ta mbanin atë nivel loje përgjatë të gjithë takimit. Nuk mund të luash për shumë kohë me atë lloj intensiteti në sulm dhe në presing, ata nuk lanë të qetë për asnjë moment. Në pushimin e pjesëve ndërhyra për të rregulluar disa gjëra që nuk po funksiononin”
ROJS – “Ai bëri një ndeshje të madhe. Mund ta kishte barazuar më shpejt rezultatin, por nuk e humbi besimin te vetja dhe shënoi. Tifozët na dhanë një përkrahje të madhe. Skuadra tregoi një sjellje të shkëlqyer kur ishim në disavantazh 1 – 2”.
TITULLI  – “Ma bëjnë në çdo ndeshje këtë pyetje. Kemi shumë gjëra për të rregulluar. Na duhet të përmirësohemi sidomos në fazën mbrojtëse ku kemi skuadrat kundërshtarët po na vënë shumë në vështirësi me kundërsulme”, përfundoi Favre.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: