FOTO | Suso në “qiellin e shtatë” para ndeshjes me Juventusin

0

Suso pritet që të marrë përgjegjësitë e sulmit në ndeshjen e nesërme me Juventusin. Një ndeshje delikate, por Milani ka nevojë më shumë se kurrë për të, pasi edhe Gonzalo Higuain ende është në pikëpyetje për këtë takim, edhe pse shanset janë që të mos jetë i gatshëm.
Për spanjollin është një ditë e veçantë kjo e sotmja, pasi në orët e para të këtij mëngjesi ai është bërë baba. Autori i katër golave ka publikuar në profilin e tij disa foto ku ndodhet bashkë me bashkëshorten e tij, si dhe fëmijën e tij të sapolindur. Emri i djalit është Alesio dhe sulmuesi nuk ka nguruar që të bëjë publike dhe fotot e të sapolindurit.
Një motiv akoma dhe më shumë për të para ndeshjes me Juven. 24-vjeçari do të kërkojë rrugën e rrjetës edhe për t’i bërë një dedikim pjesëtuarit më të ri të familjes.

 

View this post on Instagram

 
Gracias mi vida @alissrodriguezz por traer a este mundo nuestro pequeño tesoro ?. ?? Eres la mejor #Alessio ??
A post shared by Suso (@suso) on Nov 9, 2018 at 3:35pm PST

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: