FOTOT/ Michelle Obama tregon historinë e jetës: Unë dhe Barack ju nënshtruam fekondimit artificial

0

Michelle Obama ka rrëfyer se është ndjerë ‘e humbur dhe vetëm’ pas një aborti natyral 20 vjet më parë dhe iu nënshtrua fekondimit ‘in vitro’ për të ngjizur dy vajzat e saj.
“Ndihesha dështake, sepse nuk e dija sa të zakonshme ishin abortet natyrale, duke qenë se nuk flitet për to”, ka thënë ish zonja e parë në një intervistë për “Good Morning America” të televizionit Abc.
“Mbyllemi në dhimbjen tonë, duke menduar se jemi me difekt”, ka treguar më pas.
Michelle, e cila sot është 54 vjeç, ka thënë se ajo dhe Barack Obama i janë nënshtruar fekondimit artificial për të sjellë në jetë Sashën dhe Malian, të cilat janë respektivisht 17 dhe 20 vjeç.
“U ndërgjegjësova se isha 34 vjeç”, ka thënë Michelle e cila ishte dukshëm në formë të shkëlqyer në intervistën e saj që pritet të transmetohet të dielën.
“Duhet të përdornim fekondimin artificial”, sepse trupi ka orët e tij biologjike.
Të martën pritet të dalë në libraritë amerikane “Becoming”, libri me kujtime të Obama-s, i cili do të nisë nga Chicago një tur promovimi, i denjë për një yll rroku dhe do të vazhdojë në 10 qytete.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: