FOTOT/ Reportazh i “Rai 3” për natyrën shqiptare: Ju rrëfejmë për tokën e shqiponjave

0

Pyjet e harlisura që shtrihen përtej Alpeve shqiptare janë mbretëria e shqiponjës mbretëreshë. Ashtu si një rojtar, shqiponja patrullon qiejt e pastër mbi dhe përtej majave shkëmbore; nga pikëpamja e privilegjuar e saj, panorama është edhe më mbresëlënëse.

Kështu nis reportazhi i “Rai 3” kushtuar Shqipërisë, i realizuar nga gazetarja Corneila Volk, ku në qendër të tij është habitati në vendin tonë.

Në një fole të ngritur në një vend të fshehur në majë të pemës diçka po lëviz. Pas 45 ditësh të ngrohjes, më në fund veza e parë fillon të çahet. Zogu do disa orë që të dalë nga veza. Zogu i vogël ende nuk e dallon dot ambientin që e rrethon, por shumë shpejt do të mësojë të njohë gjithçka nga Shqipëria, vendi që e ka zgjedhur si simbol kombëtar dhe që nga banorët e saj quhet Shqipëria vendi i shqiponjave.

Ndonjëherë pritja mund të jetë e mërzitshme dhe të vëzhgosh fqinjët mund të jetë një kënaqësi e devijuar.

Rrymat e qarta të ujërave të Alpeve shqiptare janë edhe territori i preferuar për gjueti për zogjtë.

Ndonjëherë bollëku i peshqve afron në ujëra edhe ariun e murrmë, sidomos pas dimrit të gjatë letargjik është shumë i uritur. Edhe gjurmët e e mundshme të një shoqeje janë një nxitje e shkëlqyer për të dalë nga pylli.

Në “Bjeshkët e Namuna” – malet e mallkuara – shqiponja mbretëreshë duhet të intensifikojë prenë e gjuetisë. Tani zogu nuk është vetëm, pasi u ça edhe veza e dytë. Kur prindërit kthehen  në fole me ushqimin, zogu i parë afrohet i pari, prandaj i dyti rrezikon të ketë uri. Jo vetëm, është aq i pambrojtur sa mund te mbetet viktimë e vëllait.

Zakonisht, të rriturit preferojnë të gjuajnë në tokë të hapur ku është më e lehtë të identifikohen pretë e tyre: në sajë të pamjes së tyre të frikshme, në fakt, ata janë në gjendje të dallojnë një mi 100 metra larg.

Duke shkuar më në jug, pranë burimit ‘Syri i Kaltër’ ajri është i gjallë dhe natyra është jeshile e ndritshme. Lule të çdo lloji tërheqin flotën e fluturave të rralla; në Shqipëri ka një shumëllojshmëri të zonave klimatike dhe një bollëk të pabesueshëm uji, përqendrimi i të gjithë këtyre elementëve i jep jetë  habitateve të ndryshme, të cilat lejojnë florën dhe faunën të lulëzojnë. Jo çuditërisht, ky vend ka 15 parqe kombëtare, që mbulojnë 7% të sipërfaqes totale.

Në kufirin me Greqinë, bukuria solemne e perëndeshës së Butrintit dominon një peizazh unik. Kudo që ka gjurmë të historisë së trazuar të vendit: këtu kanë mbretëruar grekët, romakët, bizantinët, venedikasit dhe osmanët. Natyra e sotme i ka ndarë veprat e braktisura nga njeriu. Gurët e lashtë ofrojnë strehim për një numër të madh të krijesave të vogla.

Nga një gur del një hardhucë e gjelbër që ka pikasur një pre, e cila është një merimangë e vogël, ngjyra e tyre transparente e bën të padukshme, por këtë herë prania e saj nuk i ka shpëtuar hardhucës.

Sot, në Butrint, ku dikur muzikantët e lashtë performonin, janë amfibët që mbajnë koncerte.

Rrënojat e Butrintit janë shpallur Trashëgimi Botërore e UNESCO-s. Me kalimin e kohës ato janë bërë strehë për shumë specie të rralla, në vitin 2011 edhe siti arkeologjik është shpallur rezervë e mbrojtur natyrore.

Sot parku arkeologjik i Butrintit shtrihet deri në bregdetin e Mesdheut.

Në Parkun Kombëtar Hotovë-Dangelli në Gjirokastër kanë lindur kuaj të shumtë; kjo zonë e mbrojtur pranë kufirit me Greqinë është plot me fusha dhe kullota, të cilat ofrojnë shumë ushqim gjatë gjithë vitit. Kuajt i takojnë racës shqiptare dhe kanë origjinë arabe.

Në Gjirokastër kuajt përdoren ende për të transportuar objekte të rënda. Në fakt, midis zonave më të larta dhe më të ulëta të qytetit, ka një lartësi prej 300 metrash. Në vitin 2005, falë konglomeratit të shtëpive masive të shkëmbinjve, qendra historike u shpall pasuri e Trashëgimisë Botërore. /k.s/j.p/

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: