Goleadori “i panjohur”, më mirë se Mesi, Ronaldo e Nejmar! Tani sfidon edhe Mbapenë

0

Një numër 9 i ri ka marrë skenën e futbollit botëror, duke kaluar emra të mëdhenj, si Kristiano Ronaldo, Leo Mesi, Griezman, Levandovski e Luis Suarez në këtë fillim sezoni. “Ndodhem lartë në listën e goleadorëve europianë, por… duhet të vazhdoj të punoj dhe të shënoj gola. Përse mos të jem mes golashënuesve më të mirë të kontinentit?”.
Këto janë fjalët e Emiliano Sala. I lindur në Santa Fe të Argjentinës, në vitin 1990. Në moshën 28-vjeçare, sulmuesi i Nantës ka realizuar 10 gola në 11 ndeshje të luajtura në Ligue 1. Në kampionatet më të mëdha europiane dhe në Francë, vetëm Kilian Mbape ka bërë më mirë se Sala, duke realizuar 11 gola.
“Miqtë e mi, sidomos ata në Argjentinë ende nuk e besojnë kur më shohin në listën e golashënuesve më të mirë në Europë, me vetëm një gol më pak se Mbape, i cili kryeson dhe përpara emrave të mëdhenj të futbollit botëror. Nuk e prisja këtë start sezoni, por nuk vendos kufij për atë që mund të arrij. Po e shijoj në maksimum këtë moment”, tha Emiliano Sala, që nga një lojtar pak i njohur, është shndërruar në një prej kandidatëve për “Këpucën e Artë”.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: