Grezda: Është momenti im, nuk do zhgënjej!

0

Jeton Selimi – Trajneri i Rejnxhërsit, Stiven Xherrard dhe sulmuesi kuqezi, Eros Grezda ishin të pranishëm në konferencë për shtyp para ndeshjes së fundjavës kundër Madhëruell në kampionat. Kjo ndeshje është një mundësi shumë e mirë për Grezdën, që ta nisë si titullarë dhe të fitojë një vend në formacion, për shkak të dëmtimeve të shumta në repartin ofensiv. Xherrard tha për Grezdën: “Kemi pasur shumë dëmtime, sidomos në repartin ofensiv, por jam shumë i emocionuar dhe po pres me padurim të shikoj se çdo të bëjë Grezda.
Ky është shansi i tij për të impresionuar dhe ta fitojë fanellën e Rejnxhërsit”.Ndërsa Grezda, i cili foli pas trajnerit Xherrard, tha se i vlerëson fjalët e teknikut të tij dhe do të bëjë të pamundurën që në ndeshjen e radhës, që do të jetë në fundjavë kundër Madhëruell: “Është e vërtetë, shokët kanë qetë të pafat me dëmtimet. Unë e shoh këtë si një mundësi shumë të mirë për mua. Është një ndeshje e rëndësishme për skuadrën dhe për mua, prandaj shpre-sojmë te fitorja. Kam pritur për mundësitë e mia dhe tani dua t’i shfrytëzoj”,- u shpreh fillimisht Grezda.
Më pas, sulmuesi kuqezi u pyet edhe për ndeshjen e Kombëtares së Shqipërisë kundër Skocisë, për të cilën Grezda tha: “Para se të vija te Rejnxhërsi, nuk dija shumë gjëra për kampionatin skocez dhe as për Kombëtaren. Do të luajmë kundër Skocisë me 17 nëntor në Shqipëri, një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Do të kërkojmë me doemos fitoren, për të qëndruar në Ligën e Kombeve. Por kemi një ndeshje të rëndësishme të shtunën këtu në kampionat, prandaj të fokusohemi te takimi i ardhshëm”.
Grezda u pyet edhe me shaka nga gazetarët skocezë, nëse në përplasjen mes dy kombëtareve do t’i shënojë portierit të skuadrës së tij, Alan MekGregor, pyetje të cilës Grezda i dha një përgjigje shumë origjinale: “I kam thënë që do t’i shënoj, shpresoj të ndodhë kështu”,- përfundoi Grezda.
The post Grezda: Është momenti im, nuk do zhgënjej! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: