“Kështjella BE”: Janē ndërtuar 1000 km mure që nga rënia e Murit të Berlinit

0

Shtetet e Bashkimit Europian kanë ndërtuar mbi 1,000 kilometra mure kufitare që nga rënia e Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989, ka zbuluar një studim i ri.
Hulumtuesit e migracionit kanë cilësuar infrastrukturën si “anti-emigrante” të kontinentit dhe kanë gjetur se BE-ja nga vetëm dy mure që kishte në vitet 1990 ka shkuar deri në 15 tilla në 2017.
Dhjetë nga 28 shtetet anëtare që shtrihen nga Spanja në Letoni tani kanë ndërtuar mure të tilla kufitare, me një rritje të mprehtë gjatë panikut të emigracionit 2015, kur u ngritën shtatë pengesa të reja, shkruan “The Independent”.
Pavarësisht kremtimeve të këtij viti se Muri i Berlinit është poshtë më shumë se kurrë, Europa tani ka përfunduar gjatësinë ekuivalente të gjashtë mureve të Berlinit gjatë së njëjtës periudhë.
Barrierat kryesisht përqendrohen në mbajtjen jashtë të emigrantëve pa dokumente dhe refugjatëve të mundshëm.
Hulumtuesit kanë vënë re gjithashtu se ngritja e barrierave ka koinciduar me ngritjen e partive ksenofobike anembanë kontinentit, ku nga 28 vende, në dhjetë prej tyre, parti të tilla kanë fituat më shumë se gjysmë milioni vota në zgjedhje që nga viti 2010.
“Historia e Europës tregon se ndërtimi i mureve për të zgjidhur çështjet politike apo shoqërore vjen me një kosto të papranueshme për lirinë dhe të drejtat e njeriut”, tha Nick Buxton, studiues në Institutin Transnacional dhe redaktori i raportit.
“Në fund të fundit, do të dëmtojë edhe ata që i ndërtojnë, pasi krijon një kështjellë që askush nuk dëshiron të jetojë. Në vend që të ndërtojë mure, Evropa duhet të investojë në ndalimin e luftërave dhe varfërisë që nxit emigrimin”.
Dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur duke u përpjekur të emigrojnë në Evropë, me një vlerësim nga qershori i këtij viti duke e vendosur shifrën në më shumë se 34,000 që nga themelimi i BE në vitin 1993. Në vitin 2017 u regjistruan gjithsej 3,915 viktima.
Raporti gjithashtu shqyrtoi tetë operacionet e shpëtimit detar të BE të nisura nga blloku, shtatë prej të cilave u zhvilluan në mënyrë specifike nga agjencia kufitare Frontex e BE.
Studiuesit zbuluan se asnjë nga operacionet, të gjitha të kryera në Mesdhe, nuk kishte shpëtimin e njerëzve si qëllim kryesor – mbi të gjitha ata u përqendruan në “eliminimin e kriminalitetit në zonat kufitare dhe ngadalësimin e ardhjes së njerëzve të zhvendosur”.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: