Krisje mes raporteve Gjermani-Kinë, Pekini proteston kundër Bundestagut

0

Pas një debati në Bundestag është ashpërsuar retorika në raportet mes Gjermanisë dhe Kinës. Pala kineze kritikon debatin për të drejtat e njeriut në këtë vend, ndërsa pala gjermane hedhë poshtë presionet.

Ambasada kineze në Gjermani e ka kritikuar në faqen e saj të internetit një debat në Bundestagun gjerman për “të ashqutuajturën gjendja e të drejtave të njriut në Kinë”, në provincën Xinjiang.
“Pala kineze është skajmërisht e pakënaqur dhe bën demarsh serioz ndaj Bundestagut dhe qeverisë gjermane”, thuhet në qëndrimin e palës kieneze. Një demarsh është në gjuhën diplomatike një protest shumë i qartë.
Kritikat janë të pabaza dhe paraqesin “një përzierje eklatante në punët e brendshme dhe shkelje të sovranitetit të Kinës”, thuhet më tej. Në mënyrë indirekte kërcënohet edhe me pasoja negative: Shpresojmë se pala gjermane do ta kuptojë seriozisht këtë protest “në të mirën e raporteve gjermano-kineze”.
Kina mbrohet “me vendosmëri kundër politizimit dhe intrumentalizimit të të drejtave të njeriut, si shkas për përzierje në punët e brendshme të një vendi tjetër”, shkruan në faqen e ambasadës.
Kjo paraqet një shkelje të rregullave ndërkombëtare. Kina kërkon nga Bundestagu gjerman “që të ketë parasyshë pamjen e përgjighthshme në raportet gjermano-franceze dhe të heqë dorë nga kritikat e padrejta dhe përzierja në punët e brendshme të Kinës”.
Bundestagu të enjten ka dikustuar për gjendjen e të drejtave të njeriut në këtë provincë të Kinës. Shumë vende më parë e kanë kritikuar ashpër Kinën në Këshillin e OKB për të Drejtat e Njeriut për sjelljen e autoriteteve kineze ndaj grupit etnik uigurët.
Uigurët janë një grup etnik me rreth 10 milionë vetë, që pas grupit Hui paraqet grupin më të madh etnik të myslimanëve në këtë vend, e në Kinë ka rreth 23 milionë myslimanë. Sipas të dhënave të pakonfirmuara zyrtarisht, në kampe janë futur rreth një milion myslimanë, me qëllim riedukimin e tyre. Pekini kritikon uigurët për sulme dhe trazira.
Para debatit është bërë e ditur se Zyra për Migrantë dhe Refugjatë (BAMF) do të rishikojë vendimet lidhur me kërkesat e refuzuara të uigurëve për azil në Gjermani. Këtu bëhet fjalë për më pak se 10 persona, por më shumë ka të bëjë me simbolikën e gjendjes.
Të dielën ministri i Jashtëm Heiko Maas do të udhëtojë me një delegacion ekonomistësh në Pekin. Ai do të flasë atje edhe për gjendjen e këtij grupi etnik.
Deputetja ekologjiste Margarete Bause thotë për Bayerische Rundfunk, se ky debat nuk paraqet përzierje në punët e brendshme dhe se Gjermania nuk duhet t’u nënshtorhet kërcënimeve apo vërejtjeve. Pala kineze ka pasur një telefonatë me kabinetin e saj ku është theksuar pakënaqësia.
Ndërsa zëdhënësi i CDU/CSU për të drejtat e njeriut Michael Brand, ka kritikuar reagimin kinez shumë ashpër. “Kjo nuk mund të ndodhë. Parlamenti gjerman nuk mund të lejojë kërcënime, e të mos flasim për mësime se si duhet të sillet Bundestagu dhe nëse duhet të diskutojë një temë apo jo”, tha Brand për “Spiegel Online”. Maas duhet ta bëjë këtë të qartë gjatë vizitës në Pekin.
Pekini nuk është i interesuar vetëm për dominim ekonomik, por edhe për sulme ndaj vlerave të lirisë në sistemin perëndimor.(DW)

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: