LSI akuza qeverisë “Rama 2”: Janë aventurierë kriminelë që kanë planifikuar të mbushin veç torbat e tyre me para, ne do përballemi në shesh të hapur me ta

0

Petrit Vasili thotë se qeveria “Rama 2” ka mashtruar haptas shqiptaret për borxhin publik.
Ai i konsideron qeveritarët si aventurierë kriminelë që po planifikojnë veç të vjedhin para.
“Borxhi publik i deklaruar sipas saj shkon 70%, ndonëse do ta shtjellojmë më pas, është edhe më i lartë se kaq, ndërsa borxhi publik i verifikuar dhe i konstatuar nga një organ kushtetues siç është Kontrolli i Lartë i Shtetit është 72%.
 Vetëm për këtë çështje dhe vetëm për këtë moment, shqiptarët duhet të dinë që janë përpara një katastrofe ekonomike financiare të pashembullt.
“Prokuroria shqiptare është në pozicionin e saj më të vështirë dhe më kritik, pasi ajo megjithëse është paralajmëruar publikisht, më shumë se njëherë për këtë çështje ka mbyllur sytë, ka mbyllur veshët dhe po bashkëkonsumon një krim të vërtet shtetëror.
Pasi një organ kushtetues raporton për shifra borxhi, të cilat qeveria i fsheh, këtu jemi përpara një krimi ekonomik me përmasa të frikshme, e cila nuk godet një individ të vetëm apo disa individë, por godet gjithë Shqipërinë.
Asnjë veprim nuk ka ndodhur nga Prokuroria Shqiptare, ndërkohë që ajo duhet të vihej në alarm, përpara çdo çështje tjetër duhet të shqyrtonte këtë çështje, të nxirrte fajin, fajtorët, përgjegjësit dhe me veprimet e saj të ndihmonte në ndaljen së paku të katastrofës financiare që po projektohet,  dhe nuk kemi pra asnjë veprim të tillë”, shprehet Vasili. (Pellgje)

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: