Mezani: Tirana nuk është në krizë, na mungojnë disa pikë

0

Gentian Mezani, trajneri i Luftëtarit, ka folur për situatën te Luftëtarin dhe për ndeshjen e radhës me Tiranën. Vlonjati fillimisht vlerësoi pikën e marrë në Vlorë, por thekson se një fitore me bardheblutë do ia rriste vlerën pikës së marrë në mesjavë.
“Shpresojmë të kemi vazhdimësi. Pika në Vlorë do rezultat shumë pozitiv në Gjirokastër për të pasur vlerë”, është shprehur fillimisht në “RTSH Sport” Mezani. Ai foli edhe për pjesën e sulmit: “Bëmë mirë edhe në fazën sulmuese. Shpresoj të rregullojmë diçka dhe të kemi më shumë gola dhe rezultatet më të mira”.
Mezani vlerëson maksimalisht bardheblutë: “Nuk them se Tirana është në krizë, është në një situatë me ne. Mund të ketë oshilacionet në rezultate, por janë ekip që luajnë futboll të bukur dhe dalin mirë përpara. Kanë presionin e rezultateve dhe gabojnë shumë para portës”.
Trajneri  i Luftëtarit do të kishte dashur që në krye të skuadrës të kishte marrë edhe disa rezultate pozitive më shumë. “Na mungojnë disa pikë. Kemi merituar t’i kemi 3-4 pikë më shumë. Loja ka ardhur në rritje sajë punës serioze dhe dëshirës. Gjithsesi duhet t’i kënaqemi pikëve që kemi marrë deri tani”.
Kundër Tiranës rikthehen tifozët në Gjirokastër. “Një ndeshje futbolli duhet të ketë publikun në mbështetje. Ata janë një lojtar më shumë, i japin moral skuadrës. Duke pasur një mbështetje më shumë nga publiku, ekipi motivohet dhe është më e përgjegjshëm”, tha Mezani në mbyllje.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: