Mosdekretimi i Lleshit, Spartak Braho: Ilir Meta ka këshilltarë diletantë, ishte antidekret dhe anormal

0

Spartak Braho ndan qëndrime krejt të kundërta me presidentin Ilir Meta sa i përket debatit kushtetues, nëse Presidenti i Republikës ka të drejtë të kthejë një propozim për ministër të kryeministrit ose jo.
Në një reagim për “GSH”, deputeti socialists shprehet se Meta ka këshilltarë delirantë.
Ndër të tjera ai thotë:
“Në vazhdimësi antidekretin e presidentit e kanë gjykuar si anormalitet dhjetëra juristë e konstitucionalistë profesionistë.
Nuk bëhet fjalë për diletantë, siç i fyen presidenti, por doktrinarë të çështjeve kushtetuese, mungesa e të cilëve në trupën e këshilltarëve të këtij niveli dukej qartë, për shkak të mungesës së argumenteve dhe aq më tepër të referencave kushtetuese për arsyetimin e refuzimit.
Ky ishte diletantizëm ashiqare”, shprehet Braho. (Pellgje)

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: