Mourinho shkon te Real Madrid?

0

Është përfolur shumë për Conten dhe Pochetinon si dy kanditatura potenciale për të marrë drejtimin e gjigantëve të Real Madrid, por si duket presidenti Fiorentino Perez ka një tjetër objektiv.
Bëhet fjalë për trajnerin portugez Jose Mourinho i cili ende është i dashur nga tifozët në “Santiago Bernabeu”.
Perez mendon se nuk ka më të mirë se Mourinho dhe në rast shkarkimi të tij nga Manchester Unitet presidenti i Realit do të hidhet në sulm për ta sjellë 55-vjeçarin në “Bernabeu”.
Mediat spanjolle raportojnë se Jose Mourinho ka një kërkesë për Florentino. “Special One” dëshiron që të marrë drejtimin e Realit duke sjellë Xabi Alonson në rolin e ndihmës trajnerit.
Momentalisht Reali udhëhiqet nga Santiago Solari i cili ka filluar për mrekulli aventurën e tij tek Reali i Madridit, duke regjistruat tre fitore.
The post Mourinho shkon te Real Madrid? appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: