Mungesë minutash dhe rinovimi, mbrojtësi i Juventusit drejt Anglisë?

0

Daniele Rugani ishte një nga kërkesat e Çelsit në merkaton e verës, por Juventusi rezistoi dhe refuzoi ofertën e anglezëve. Sarri e njeh mirë që nga koha kur kanë punuar bashkë tek Empoli. 40 milionë euro për Juventusin dhe një rrogë prej 4.5 milionë eurosh në sezon për 24-vjeçarin, me bardhezinjtë që nuk pranuan të hiqnin dorë nga mbrojtësi.
Megjithatë, lojtari nuk po gjen hapësira në formacionin e Alegrit, ndërsa rinovimi i kontratës, që skadon në qershorin e vitit 2021, nuk ka ardhur ende. Në këto kushte, lojtari po mendon largimin nga ekipi torinez. Mançini e ka ftuar në kombëtare, por për të qëndruar dhe luajtur me Italinë, duhet të kesh minuta me klubin tënd.
Zgjidhja? Anglia dhe Premier Liga. E dashura e Ruganit, Mikela Persiko, e cila ka postuar një foto të çiftit në rrjetet sociale me Ruganin, ku në duart e çiftit ndodhet një libër në gjuhën angleze. Mesa duket, Rugani ka filluar të mësojë anglishten, me Mauricio Sarrin që do e mirëpriste qendërmbrojtësin në Londër, për të filluar aventurën me ekipin e Çelsit.

 

View this post on Instagram

 
Lezione di #inglese???????? ?? @daniruga
A post shared by ?Michela Persico? (@michelapersico) on Nov 9, 2018 at 11:16am PST

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: