Në Angli janë të sigurt, VAR-i në Champions që këtë sezon!

0

Edhe pse nuk është akoma zyrtare, teknologjia VAR do të aplikohet në Kupat e Europës në sezonin 2019-2020. Një gjë e tillë do të bëhet në mënyrë graduale, në fillim VAR-i do të jetë pjesë e finales së Superkupës së Europës dhe në ndeshjet e fazës “play-off”, me testin e përgjithshëm ne Europianin e vitit 2020.
Teknologjia në fjalë ka ndarë në kahe të kundërta FIFA-n dhe UEFA-n. Qeveria Botërore e Futbollit është pro kësaj teknologjie, ndërsa Aleksandër Ceferin, kreu i Qeverisë Europiane të Futbollit është akoma skeptik.
Megjithatë, siç citon “BBC”, mund të ketë një përshpejtim të futjes së VAR-it në kompeticionet europiane, duke nisur nga faza e ndeshjeve “play-off” të këtij sezoni në Champions. Kjo ka qenë ideja kryesore e Pierluixhi Kolinës, ish-kreut europian të arbitrave, gjë që mbështetet dhe nga Roberto Roseti, kreu aktual i arbitrave.
Gjithçka do të zbardhet me datë 3 dhjetor në Dublin të Irlandës, kur është planifikuar mbledhja ekzekutive e UEFA-s dhe aty do të marrin fund dyshimet për teknologjinë dhe e ardhmja e saj në kompeticionet europiane të klubeve.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: