Një fushë më tepër për futbollin shqiptar, gëzojnë në Librazhd

0

Mungesa e terreneve sportive është një problematikë që po shihet javë pas jave në vendin tonë. Sot, FSHF përmes një postimi në faqen e saj ka bërë me dije se është inauguruar fusha e re e stadiumit të skuadrës së Sopotit në Librazhd. Vetë FSHF zbulon se ky investim ka kushtuar 60 mijë euro. Kjo fushë do të jetë në funksion të skuadrës së Sopotot, moshave të qytetit të Librazhdit, por dhe moshave të Kombëtares.
POSTIMI I PLOTË I FEDERATËS
“Një tjetër investim i Federatës Shqiptare te Futbollit në fushat e blerta! Sot është zhvilluar inaugurimi i fushës së futbollit të klubit Sopoti, një investim i FSHF, me një vlerë rreth 60 mijë euro. Ky investim pason mbështetjen që Federata Shqiptare e Futbollit mundëson për klubet shqiptare për të siguruar infrastrukturen sportive adekuate.
Në këtë mënyre, sigurohet një stadium i rinovuar tërësisht dhe një hapësirë e re e zhvillimit social dhe ekonomik të qytetit të Librazhdit. Ky investim modern do të jetë në dispozicion të ekipit të Sopotit, ekipeve zinxhir si edhe kombëtareve rajonale për moshat e reja që FSHF organizon, një kontribut për të zhvilluar me tej dhe kultivimin e pasionit për futbollin tek brezat e rinj”.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: