“Non-grata” në Shqipëri, eurodeputetja qipriote: Titull nderi nga qeveria e korruptuar e Ramës

0

Eurodeputetja qipriote Eleni Theocharous, u shpall person “non-grata” në Shqipëri, pas thirrjeve raciste ndaj popullit shqiptarë gjatë ceremonisë së varrimit të Kostandinos Kacifas në Bularat të Gjirokastrës.
Pas këtij vendimi, ka reaguar Theocharous, e cila shprehet se shpallja “non grata” në Shqipëri është një titull nderi, teksa hedh akuza ndaj qeverisë Rama duke e cilësuar atë të korruptuar.
Në reagimin e saj, eurodeputetja e cila bëri thirrje raciste në Bularat, thekson se ajo do të luftojë për të drejtat e njeritu dhe për ruajtjen e Vorio Epirit.
Theocharous tha gjithashtu se do të flasë për vrasjen e Kaçifas në Parlamentin Europian ditën e hënë
“Është një titull nderi për mua të vihem sërish nën targetin e një regjimi të korruptuar si ai i Edi Ramës në Shqipëri. Ata nuk mund të zbehin rezistencën time, apo pasionin tim për të drejtat e njeriut dhe ruajtjen e Vorio Epirit.”-tha eurodeputetja.
The post “Non-grata” në Shqipëri, eurodeputetja qipriote: Titull nderi nga qeveria e korruptuar e Ramës appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: