Plaku: Devolli e Duro nuk patën kohë, golat do vijnë

0

Sebino Plaku, një nga lojtarët me eksperiencë të Kamzës analizon ecurinë e skuadrës, por ndalet më shumë edhe te shkarkimi i ish-trajnerit Klodian Duro, i cili që nga dita e enjte nuk është më në krye të kamzalinjve. Në një prononcim për “Supersport”, Plaku ka pohuar: “Më vjen keq, sepse si Devolli dhe Duro ndoshta u nevojitej më shumë kohë. Ndoshta edhe ne lojtarët duhet të rritim marshin dhe të marrim më shumë përgjegjësi. Duhet të ulim kokën, të bëjmë më të mirën dhe t’u kthehemi rezultateve pozitive”.
“Më vjen keq, sepse si Devolli dhe Duro ndoshta u nevojitej më shumë kohë. Ndoshta edhe ne lojtarët duhet të rritim marshin dhe të marrim më shumë përgjegjësi. Duhet të ulim kokën, të bëjmë më të mirën dhe t’u kthehemi rezultateve pozitive”. Golat nuk kanë ardhur dhe, nëse sezonin e shkuar sulmuesi gjente rrugën e rrjetës me thjeshtësi, në këtë sezon melodia ka qenë deri diku me nota stonuese. Mund të kenë ndikuar disa faktorë, por Plaku nuk e kërkon fajin askund, përveçse te vetja e tij. “Kemi krijuar shumë raste këtë vit, por nuk kemi konkretizuar. Po mundohemi ta zgjidhim, nëse është çështje fokusimi apo diçka tjetër. Duhet ta gjejmë zgjidhjen te vetja, duhet të jem më efikas”. Sfida e radhës kundër Kastriotit është jetike për Kamzën dhe fitorja është e domosdoshme.
The post Plaku: Devolli e Duro nuk patën kohë, golat do vijnë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: