Pritjet e Tomas Strakoshës, “France Football” e vlerëson

0

Këtë javë u luajtën ndeshjet e katërta të Europa Ligë. Lacio e Tomas Strakoshës mori një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Marsejës në Itali, triumf që i bëri ata të siguronin kualifikimin. Protagonist në suksesin e bardhekaltërve ishte dhe portieri ynë, i cili e shpëtoi në jo pak raste të tijtë.
“France Football” ka publikuar formacionin e javës për Europa Ligë dhe portieri i këtij formacioni është pikërisht gardiani i kombëtares tonë, Tomas Strakosha. Revista prestigjioze franceze ka shkruajtur në paragrafin kushtuar portierit, se Strakosha ka bërë disa mrekulli gjatë ndeshjes.
“Lacio mori gjashtë pikë, nga gjashtë të mundshmet ndaj Marsejës, duke fituar dy herë. Në suksesin 2-1 në Itali, Tomas Strakosha kontribuoi shumë duke kryer dy mrekulli. Në fillim (në minutën e 6-të, Strakosha priti një goditje nga Sakai) dhe në fund të ndeshjes (në 90+1, ai tregoi veten duke grushtuar një goditje të Nxhie e devijuar nga Marusiç)”.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: