Rikthehet fuqishëm Einxhel Shkira: Ja me cilin do të bashkëpunoj

0

Pamela Aliaj – Flet moderatorja: Më kanë vjedhur idenë e një projekti – “Mentaliteti mashkullor mendon ende se çfarë ka në vitrinë, e ka një çmim”
Edhe pse ka tashmë dy vite që është larguar nga pozicioni i moderatores, ajo vijon të jetë në qendër të vëmendjes nga mediat rozë. Po flasim pikërisht për bukuroshen Einxhel Shkira, e cila edhe pas kësaj ‘heshtjeje’ të themi, është duke ‘bluar’ diçka për të pasur një rikthim akoma më të fuqishëm në media. Në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, Einxhel na ka shpalosur disa nga prapaskenat e këtij projekti si dhe ka thënë edhe se kush do të jetë bashkëpunëtor me të në këtë nismë të nisur. Gjithashtu, Einxhel e shohim të jetë e apasionuar dhe e aftë edhe në fusha të tjera përveç ekranit televiziv. Për të mësuar më tepër për Einxhel ndiqni intervistën e mëposhtme.
Prej pak kohësh jeni shkëputur nga ekrani si moderatore. Me çfarë është duke u marrë tani Einxhel?
U bën pak më shumë se dy vjet që jam shkëputur si moderatore dhe siç e kam thënë më parë, kam dashur të marr pak kohë për veten time. Prandaj gjatë kësaj kohe jam marrë me jetën time përtej televizionit. Momentalisht përveç planeve dhe projekteve, po mundohem ta bej Einxhelin dhe një shtëpiake të mirë pasi prej pak kohësh kam nisur dhe jetesën vetëm.

Keni marrë ndonjë oferte televizive për të qenë pjesë e medias vizive?
Oferta, fjalë, propozime, ide në ajër asgjë konkrete ose mbase s’ më kanë tërhequr mua mjaftueshëm sa për t’i parë më konkretisht si oferta.

A keni pasur ndonjë rast të ofruar me një shumë të kënaqshme që keni refuzuar?
Në rastin tim nuk është shuma ajo që bën diferencën apo që më motivon të bëj një punë të caktuar. Asnjë shumë s’do ishte e kënaqshme nëse nuk do më pëlqente si projekt, sepse s’do e bëja dot si duhet ose do më mundonte shumë prandaj më mirë jo!

Ku e sheh më mirë veten Einxhel: si moderatore apo jashtë kamerave në një tjetër profesion?
Unë e shoh veten mirë në shumë fusha dhe jam e zonja të bëj disa punë të ndryshme nga njëra-tjetra. Le të themi që kam dhe dhunti të tjera veç moderimit, i cili me duket më i thjeshti më pak i lodhshmi dhe ai që bëj më me qejf mbase.

Cili është projekti që jeni duke u marrë kohët e fundit?
(Qesh) Po të mos ishte sekret do e dije tashmë. Si mund të ta them kur është ende në proces pune?! Humbet lezeti ashtu. Por mund të të them që po punoj mbi me shumë se një projekt sepse siç e kam thënë dhe më parë, nëse do rikthehem atëherë duhet të jetë diçka e mirëmenduar. S’mund t’i zhgënjej ndjekësit e mi apo ata që presin shumë nga unë dhe nga bashkëpunëtorët e mi.
Çfarë mund të na thoni për bashkëpunëtorin tuaj? Për kë bëhet fjalë?
Tashmë disi është kuptuar nga ndjekësit tanë, por asnjëherë nuk është konfirmuar nga asnjëra prej nesh, sepse është një bashkëpunëtore, në fakt, dhe është mikesha ime më e mirë me të cilën kemi një kimi ”te çmendur” dhe në punë, është ajo dhe e vetmja Anna Lika!! S’mund të gjeja një bashkëpunëtore më të talentuar se ajo prandaj taksirat e kam ta duroj dhe në punë (Qesh).

Si mund ta përkufizojmë Einxhel me disa fjalë?
Si fillim mua s’mund të më përkufizosh, sepse jam thjesht vetja ime dhe e projektoj veten në bazë të ndjesive jo përkufizimeve.
Më mirë të punosh në një ambient me femra që janë në krye apo meshkuj, sipas eksperiencës suaj?
Nga eksperienca s’është se më ka lënë mbresa të mëdha asnjëra nga eksperiencat. Femrat vjen një pikë që xhelozojnë për hir të mangësive të veta në jetë. Ndërsa meshkujt kanë vështirësi të bëjnë diferencën ndërmjet koleges dhe mikes, apo më keq akoma, s’e evitojnë dot të të shohin dhe si një femër që mund ta ngacmojnë. Gjë që në ambiente pune bëhet tepër e bezdisshme për të punuar.

A keni menduar të keni një format krejt tuajin televiziv jo mainstream që ju përshtatet më së miri? Cili do të ishte ai?
Po e kam menduar, madje isha shumë afër faktit për ta realizuar derisa zbulova që dikush po bënte diçka të ngjashme. Prandaj këtë herë më mirë s’po flas se mos ma vjedhin prap idenë.

Jeni gjithmonë aktive në rrjetet sociale dhe shpesh përveç komplimenteve merrni edhe propozime apo kërkesa për njohje (që mund të kenë kaluar edhe në ekstrem). Cila ju ka bërë më tepër përshtypje dhe si keni reaguar?
Tashmë s’më bëjnë më përshtypje, e shumicës si bie as rasti të lexohen, më vjen keq se kjo gjë ndoshta penalizon dhe ndonjë që ia vlen t’ia lexosh propozimin. Ka pasur nga ata që më kanë impresionuar me fjalët e tyre, por dhe nga ata të cilët jam ndjerë shumë e fyer! Mentaliteti ynë mashkullor mendon ende se çfarë ka në vitrinë e ka një çmim dhe kjo më nervozon ndonjëherë.

Çfarë e penalizon femrën në Shqipëri sipas Einxhel dhe çfarë do donit të ishte ndryshe?
Femrën në Shqipëri si fillim e penalizon vetë femra, mungesa e solidaritetit tonë me njëra- tjetrën, paragjykimet që nisin nga vetë femrat. Dhe i trishtë është motivi që të duken mirë apo të ndershme para një mashkulli! Vetë femrat ja kanë ofruar meshkujve këtë komoditet të ndjehen Zot. Ne i rrisim vajzat si të sillen të burri, si të jenë të ndershme kur, në fakt, duhet t’i mësojmë si të duan veten e si të bëhen të zonjat e vetes dhe të pavarura!

Cila është pika më e fortë e juaja ku mbështeteni gjithmonë dhe më e dobët që do donit të ndryshonit?
Pika ime më e fortë është karakteri im i fortë dhe këmbëngulës, jo për të arritur gjithçka por për të hequr dorë nga ato që s’vlejnë e për të gjetur arsye, motivime e qëllime të reja në jetë. Më e dobëta s’e di, mbase që afroj ndonjëherë njerëz të gabuar në jetën time. Duhet të jem më mosbesuese dhe të filloj të kuptoj që disa njerëz s’mund të kenë sinqeritetin, pastërtinë e mirësinë aq sa e kam unë karshi tyre. Duhet të jem më egoiste besoj, është fjala duhur!
The post Rikthehet fuqishëm Einxhel Shkira: Ja me cilin do të bashkëpunoj appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: