Rikthimi i Patos te Milani? Reagon lojtari

0

Alesandro Pato mbetet një ndër futbollistët më të dashur për tifozët e skuadrës së Milanit dhe prandaj lajmi i publikuar nga “Gazzeta dello Sport” mbi një rikthim të mundshëm në Milano të 29-vjeçarit ka shkaktuar shumë bujë.
Por, nuk ka vonuar as reagimi i lojtarit, i cili me një reagim në llogarinë e tij në rrjetin social “tëitter” ka përgënjeshtruar lajmin e nxjerrë nga gazeta italiane, duke e bërë të qartë se ndihet shumë mirë në kampionatin kinez, ku luan për skuadrën e Tianzhin Kuanzhian.

Eu não falei que irei sair do Tianjin Quanjian. Eu não falei que não voltaria para o São Paulo. E eu não falei que estou indo para o Milan.
— PATO (@AlexandrePato) November 10, 2018

“Kurrë nuk kam thënë që do të iki nga Tianshin Kuanzhian. Nuk kam thënë  se do të kthehem te Sao Paolo dhe kurrë nuk thënë se do të iki te Milani”, njoftoi braziliani, i cili është një ndër lojtarët më të dalluar të këtij viti në kampionatin kinez me 15 gola në 22 aktivizime.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: