Sadiku tradhton sërish, refuzon ftesën kuqezi

0

E bujshme. Loret Sadi- ku ka refuzuar sërish Shqipërinë, pasi vetëm pak ditë pasi trajneri i Kombëtares kuqezi Kristian Panuçi shpalli listën e lojta-rëve të grumbulluar për dy ndeshjet e radhës ndaj Skocisë dhe Uellsit, FSHF ka njoftuar se mesfushori i Kasimpasa në kampionatin turk nuk do të jetë pjesë e këtij grumbullimi, me Panuçin që ka zgjedhur Ergys Kaçen për ta zëvendësuar.
Mesa duket Sadiku nuk heq dorë nga ideja për të luajtur me Kosovën edhe pse FIFA nuk lejon duke lënë sërish thatë kuqezinjtë. Ja dhe komunikata e plotë e FSHF. Trajneri i Kombëtares Kristian Panuçi ka njoftuar zëvendësimin e Loret Sadikut me Ergys Kaçen, sa i përket listës së futbollistëve që ka grumbulluar për dy ndeshjet e radhës që do të luajë Shqipëria. Ndeshjen e parë kuqezinjtë do ta luajnë përballë Skocisë në datën 17 nëntor ora 20:45 në stadiumin “Loro Boriçi”, e vlefshme për UEFA Nations League. Ndeshja e dytë e kombëtares do të jetë miqësore, Shqipëri-Uells, e cila do të zhvillohet në date 20 nëntor në “Elbasan Arena” ora 20:00.
The post Sadiku tradhton sërish, refuzon ftesën kuqezi appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: