Salianji moral të rinjve: Luftoni për Shqipërinë si unë, ju tregoj dramën tonë më të madhe

0

Ervin Salianji është shfaqur në një takimi me studentë në Shkodër, ku i bën moral disa të rinjve.
Ai i fton që të përfshihen në politikë dhe të luftojnë siç po lufton ai për Shqipërinë.
Ndërkohë, deputeti demokrat thotë se drama më e madhe e vendit është largimi i më të mirëve.
“Kjo prodhon Trauma sociale dhe shkretim. Drama më e madhe është humbja e më të mirëve!
Sa prej jush duan të largohen?
Sistemi kërkon njerëz që i nënshtron, që i mund, që i përdor, do tentojnë t’iu mundin, do iu godasin, do tentojnë t’iu poshtërojnë, t’iu godasin tek gjërat që doni më shumë, por mos u dorëzoni, mos e bëni atë gabim, duhet të dilni fitues.
Ju dhe sidomos ju që jeni të rinj luftoni, për veten, për familjen, për Shkodrën, për Shqipërinë”, e mbylli fjalën e tij deputeti demokrat”, shprehet Salianji. (Pellgje)

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: