Shehi: Harrojeni Laçin, në këto lloj ndeshjesh s’kemi pasur probleme!

0

Skënderbeu ka një ndeshje delikate nesër ndaj Flamurtarit. Kampionët në fuqi u mundën nga Laçi në mesjavë dhe nesër ndaj vlonjatëve kërkohet reagim. Diçka të tillë e theksoi dhe trajneri Orges Shehi, i cili tregon se skuadra është gati për këtë përballje.
NDESHJA ME LAÇIN – “Ne jemi të ndërgjegjshëm që nuk ishim aty ku duhet në ndeshjen me Laçin, por ne këtu jemi për të folur për ndeshjen e radhës. Nuk duhet që të qajmë atë që iku, pasi vjen ndeshja tjetër shumë shpejt. Ne gjithnjë punojmë për t’i rregulluar gabimet”.
NDESHJA ME FLAMURTARIN – “Është një ndeshje që për ne vlen shumë, mund të them se deri diku është si një ndeshje derbi. Karikimi i skuadrës në të tilla ndeshje është maksimal. Merr vlerë akoma dhe më shumë duke marrë në konsideratë faktin se në ndeshjen e fundit nuk ishim aty ku duhet. Ka të gjithë përqendrimin dhe vlerësimin tonë kjo sfidë”.
MUNGESA E EKSPERIENCËS – “Ne jemi një skuadër e re. Kur lufton për objektiva madhore, gara është shumë e gjatë. Në ndeshe të tilla, në përballje të forta, ne nuk kemi pasur probleme, kemi qenë shumë mirë. Ndoshta në ndeshje që duken të lehta në letër, që në fushë bëhen më të forta, nuk kemi qenë aty ku duhet. Edhe pse ndaj Laçit nuk ishim aty ku duhet, na nevojitet të kthehemi aty ku ne bëjmë më mirë”.
SFIDA ME DAJËN – “Është një ndeshje mes Skënderbeut dhe Flamurtarit. Siç mund t’i njohë Daja lojtarët tanë, edhe ne i studiojmë lojtarët e Flamurtarit. Kemi kaq shumë vite eksperiencë në Superiore, kemi luajtur shumë herë përballë tyre dhe e dimë se çfarë janë në gjendje të bëjnë. Nuk ka kuptim që unë të veçoj anët e dobëta dhe anët e forta të kundërshtarit”.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: