Shqipëria dhe Kosova do të ndërtojnë një hidrocentral të përbashkët

0

Shqipëria, Kosova dhe Bashkimi Evropian do të jenë bashkëfinancues të projektit për ndërtimin e një hidrocentrali me kapacitet prej 200 megavatësh.
Projekti i përbashkët energjetik është planifikuar të ndërtohet në trekëndëshin Shqipëri-Kosovë-Maqedoni, në zonën e Dragashit.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Valdrin Lluka, gjatë qëndrimit në Tiranë, ku mori pjesë në konferencën e përbashkët të organizuar nga Shoqatat e Ujësjellës-Kanalizimeve të të dy vendeve, shkruan sot Koha Ditore.
“Ideja për ndërtimin e një hidrocentrali të përbashkët me Shqipërinë është realisht afër aprovimit dhe fillimit. BE-ja do të financojë me 20 milionë euro grant për Shqipërinë dhe 20 milionë euro grant për Kosovën për ndërtimin e një hidrocentrali që do t’u shërbente nevojave të balancimit energjetik për të dy vendet.
Hidrocentrali pritet të ndërtohet në kufirin Kosovë-Shqipëri-Maqedoni, në mes Dragashit e Prizrenit.
Ajo pjesë aty është një potencial jashtëzakonisht i mirë për një hidrocentral me kapacitet 200 megavatë dhe ky, normalisht, do të shërbente për të dy vendet”, ka deklaruar Lluka.
Ndërtimi i hidrocentraleve për prodhimin e energjisë së rinovueshme tashmë është kthyer në një objektiv global. Në Ballkan janë në ndërtim e sipër 3000 hidrocentrale.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: