Simboli i 100 vjetorit të Pavarësisë, hiqet “Shqiponja” në Tiranë

0

Është hequr simboli i 100-vjetorit të Pavarësisë, monumenti i Shqiponjës.
Sheshit tashmë i ka mbetur vetëm emri, pasi “Shqiponja” simbol i tij, sot është hequr, për t’i hapur rrugë projektit për ndërtimin e ‘Unazës së Re’. Në vend të Shqiponjës do të ndërtohet një mbilkalim.

Pjesë e projektit që preket nga ndërtimi i Unazës së Madhe është edhe ‘Shqiponja’ vepër e artistit Albi Cifligu, me kontributin financiar të familjes tetovare “Destani”, e vendosur në sheshin e pagëzuar me të njëjtin emër në hyrje të kryeqytetit.

‘Shqiponja’, vepër e derdhur në çelik të rëndë, me lartësi 10 metra (shqiponja, 6 metra e lartë dhe me bazament katër metra), u vendos me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë në nëntor të 2012.
The post Simboli i 100 vjetorit të Pavarësisë, hiqet “Shqiponja” në Tiranë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: