Spanjollet e bëjnë fakt të kryer: Zidan te Juventus, merr edhe Pogba

0

Zinedin Zidan është emri i përzgjedhur për të pasuar Masimiliano Alegrin në stolin e Juventusit në fund të këtij sezoni. Për këtë janë të bindur në Spanjë, ku tashëm flitet edhe për një akord të firmosur mes palëve.
Në një moment kur te Juventusi vazhdon puna për një nga sezonet më të rëndësishëm në historinë e klubit, ku ambiciet janë për të fituar çdo gjë të mundshme, spanjollët tregojnë se klubi ka përgatitur që tani të ardhmen pa trajnerin italian i cili arriti të dërgonte dy herë në finalen e Ligës së Kampioneve “Zonjën e Vjetër”.
“Don Balon” raporton nga burime të sigurta pranë grupit të punës të Zidan se tashmë mes palëve ka edhe një akord paraprak që sheh ish-trajnerin e Real Madrid të kthehet te klubi ku u bë një nga futbollistët më të famshëm në skenën e futbollit botëror.
Për më tepër, Zidan nuk do të jetë vetëm, bashkë me të në Torino do të zbarkojë edhe Pol Pogba, të cilin e ka tërhequr gjithmonë ideja të punojë me francezin.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: