Statistika e veçantë e Laçit, a do ia dalë edhe me Partizanin?

0

Laçi po bën një sezon të mirë, teksa për të pësuar humbjen e parë është dashur të vijë java e nëntë e kampionatit. Kurbinasit renditen në vendin e tretë në klasifikim, teksa kanë grumbulluar 22 pikë. Partizani, rivali i kësaj jave, ka gjashtë më shumë.
Bardhezinjtë ndër vite janë konsideruar si ekip fushe, por statistikat thonë ndryshe. Laçi këtë sezon ka marrë më shumë pikë jashtë fushe: 12. Ajo që bie në sy është fakti që deri më tani kurbinasit nuk kanë humbur ashja ndeshje të luajtur në transfertë.
Tre të parat i kanë barazuar 1-1, kundër Kukësit, Skënderbeut dhe Kastriotit. Më pas janë marrë tre fitore: ndaj Kamzës, Tiranës dhe Luftëtarit. Tanimë do të luajnë në transfertë me Partizanin e vendit të parë dhe sigurisht që te Laçi e dinë se i pret një ndeshje e vështirë. Sigurisht do të jetë e rëndësishme për bardhezinjtë që mos të humbin as këtë herë dhe do të bëhet maksimumi për të marrë pikë në kryeqytet.
NDESHJET E LAÇIT NË TRANSFERTË
Kukësi-Laçi 1-1
Skënderbeu-Laçi 1-1
Kastrioti-Laçi 1-1
Kamza-Laçi 0-1
Tirana-Laçi 0-1
Luftëtari-Laçi 0-1
 

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: