“Të krijojmë ushtrinë europiane”, Trump kritika Macron

0

Marrëdhënia e tyre pas betimit të tij si president i Amerikës, dukej e ngrohtë, por Donald Trump iu kthye edhe homologut francez Emmanuel Macron, ndërsa mbërrinte në Paris për të përkujtuar fundin e Luftës së Parë Botërore.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë shkroi në Twitter se ishte “shumë fyese” që kreu i Elizesë kishte bërë thirrje për një ushtri të përbashkët të BE-së, për të trajtuar kërcënimet nga SHBA, Kina dhe Rusia.
Macron u shpreh të martën se Europa “duhej ta mbronte veten”, por kjo duket nuk i ka pëlqyer presidentit amerikan. Të dy udhëheqësit janë takuar për bisedimet e planifikuara përpara ceremonive përkujtimore të luftës së viteve 1914-18.
“Është e rëndësishme ta kremtojmë aleancën tonë, ne duhet të ndajmë peshën në NATO”, tha Macron, me tone disi më të zbutura, duke theksuar megjithatë nevojën për një mbrojtje më të madhe evropiane.
Trump edhe ai u duk më i paqtë kur tha se është dakord për një Europë më të fortë, por sërish në anën tjetër ë bëri një deklaratë së Amerika po forcon ndërkohë ushtrinë e vet.
Rreth 70 liderë nga e gjithë bota po mblidhen në Paris për të shënuar armë-pushimin e nënshkruar 100 vjet më parë, në 11 nëntor, duke i dhënë fund kështu konfliktit të përgjakshëm.
Vetëm pak ditë përpara kremtimeve, Macron ngriti çështjen e ushtrisë duke sqaruar se evropianët nuk mund të mbështeten më tek mbrojtja e Shteteve të Bashkuara.
“Ne duhet të mbrojmë veten në lidhje me Kinën, Rusinë e madje edhe SHBA-në”, pohoi Macron për radio stacionin francez Europe 1.
The post “Të krijojmë ushtrinë europiane”, Trump kritika Macron appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: