“U zunë për politikë dhe…”, 44-vjeçari: S’mbaj mend çfarë ndodhi, isha i pirë

0

Një ngjarje e rëndë tronditi Vlorën ditën e djeshme, ku një 44-vjeçar vrau me armë gjahu kreun e njësisë administrative Kotë, Fatmir Hodajn  (i zgjedhur në vitin 2015 si përfaqësues i PD-së) .
Nga sa mësohet, përpara hetuesve ai ka thënë se nuk e mban mend çfarë kishte bërë, ndërsa ka deklaruar se kishte qenë i dehur kur ndodhi krimi.
“Nuk më kujtohet se çfarë ka ndodhur dhe çfarë kam bërë, isha i dehur. Ishim në dy tavolina të ndryshme dhe filluam t’i hedhnim fjalë njëri-tjetrit. Kam pasur konflikt me pare per pronen me Fatmir Hodajn”, ka deklaruar Admir Delaj.
Ndërkaq, një dëshmitar i tha policisë se mes autorit të dyshuar dhe kreut të njësisë administrative nisi një debat i ashpër për çështje politike. Pas fyerjeve dhe akuzave mes tyre, 44-vjeçari Delaj shkoi në makinë, mori çiften dhe qëlloi drejt viktimës Hodaj.
NGJARJA
Sipas burimeve nga policia, rreth orës 14:55, në hyrje të një lokali në fshatin Kotë, dyshohet se shtetasi Admir Delaj, 44 vjeç, ka qëlluar me armë gjahu shtetasin Fatmir Hodo, banues në fshatin Gumenicë, i cili ka humbur jetën në vend. Policia e Vlorës dhe e Selenicës, me të marrë njoftim për ngjarjen, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë identifikuar autorin e krimit, Admir Delaj, i cili pas vrasjes ishte larguar menjëherë me automjetin e tij. Menjëherë blutë janë vënë në ndjekje të 44-vjeçarit dhe pas afro një orë ndjekjeje, u bë e mundur kapja e tij në dalje të banesës në fshatin Gumenicë, ku kishte mbyllur mjetin dhe po tentonte të largohej. Pas kryerjes së hetimeve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga një konflikt i çastit, pasi dy shtetasit e mësipërm kanë konsumuar pije alkoolike bashkë disa minuta para se të ndodhte ngjarja.
Ndërkaq, grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e krimit (çfite) si dhe automjetin tip fuoristradë “Benz ML”, me të cilin autori i dyshuar i vrasjes u largua nga vendi i ngjarjes. Po të njëjtat burime pohuan se nga kontrolli i ushtruar në banesën e Admir Delajt është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë tjetër gjahu, e cila nuk ka lidhje me ngjarjen, por rezulton pa lejen përkatëse. Ndërkaq, grupi hetimor i kryesuar nga prokurori po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet në ngarkim të 44-vjeçarit Admir Delaj, në përfundim të veprimeve të para hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje me dashje”.
The post “U zunë për politikë dhe…”, 44-vjeçari: S’mbaj mend çfarë ndodhi, isha i pirë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: