VIDEO | Atletiko shtang në fund Bilbaon, baskët në krizë totale

0

Gjysma e parë e takimit ishte për t’u harruar për të besuarit e Simeones, të cilët me sa duket ishin ende të dehur pas suksesit ndaj Dortmund në Champions. Bilbao luajti mjaft mirë në 45 minutat e para, teksa në minutën e 36-të arriti të merrte dhe avantazhin. Një goditje e Mikel San Hose, u ndal në shtyllë për momentin, përpara se Injaki Uilliams të shtynte topin drejt rrjetës.
Pjesa e dytë nisi me një marsh tjetër për Atletikon e Madridit. Në minutën e 61-të ishte një silurë e Tomas Partej. Ganezi shënoi një supergol, duke vënë baraspeshën, e cila zgjati vetëm tre minuta, pasi ishte përsëri Injaki Uilliams, i cili dërgoi në avantazh për herë të dytë ekipin e tij.
Për të nisur përmbysjen e ekipin e Simeones mendoi mesfushori shtatlartë Rodri, i cili barazoi shifrat në 2 – 2 pas një harkimi nga një goditje këndi. Golin e trepikëshit e shënoi Godin në minutën e parë të kohës shtesë.  Me këtë humbje Bilbao qëndron në zonën e ftohtë me vetëm 10 pikë pas 12 ndeshjeve.
 

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: