VIDEO | Roveshatë, shtyllë dhe traversë: një “gol ping-pong” vendos ndeshjen

0

Ka përfunduar sfida e parë që ka hapur javën e 12-të të Premier Ligës. Ndeshja u luajt në Uells, midis Kardifit dhe Brajtonit, në një sfidë direkte në luftën për të qëndruar mes më të mirëve. Takimi përfundoi me fitoren e vendasve, të cilët u ngjitën në vendin e 16-të në kuotën e 8 pikëve.
Kardif përmbysi golin e shpejtë të shënuar nga mbrojtësi Dank, ku Paterson fillimisht barazoi në minutën e 28-të dhe heroi i takimit ishte Sol Bamba. Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë shënoi një gol mjaft të rëndësishëm për ekipin e tij, por dhe mënyra se si shënoi ishte e veçantë.
Fillimisht Bamba provoi të shënonte me një roveshatë, por shtylla ia mohoi këtë gjë. Në vijimin e aksionit lojtarët e Kardif provuan përsëri, por fillimisht e ndali portieri, më pas topi shkoi në traversë, përpara se mbrojtësi 33-vjeçar të korrigjonte shënjestrën dhe këtë herë të mos gabonte. Rrëmujë totale për golin e shënuar dhe një Brajton me fat deri diku, pasi në fund të sfidës ishte Kardif që festoi.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: