VIDEO | Totenhemi me zemër në dorë, kreu tashmë duket më afër

0

Totenhemi merr një fitore mjaft të rëndësishme në fushën e vështirë të Kristal Palas, me rezultatin e ngushtë 0-1. Një triumf mjaft i vuajtur për “gjelat”, të cilët qëndruan me zemër në dorë deri në fund të takimit. Tashmë ngjiten në kuotë të njëjtë pikësh me Liverpulin dhe Çelsin, teksa Siti është vetëm dy pikë larg.
Në fraksionin e parë, loja ishte e ekuilibruar. Ekipi i Poçetinos këmbënguli për të arritur te goli, por nuk arriti të krijonte shumë raste, kjo dhe për shkak të një terreni të rënduar nga reshjet e shumta të shiut. Kristal Palas nga ana tjetër, luajti më mirë dhe krijoi disa raste me kundërsulmet e saj, por pa mundur të konkretizojë.
Pjesën e dytë, “gjelat” e Londrës, e shtuan presionin dhe arritën të gjenin golin në minutën e 65-të me anë të Huan Foith, i cili shënoi golin e tij të parë me fanellën e Totenhem në zhvillimet e një goditje nga këndi. Vendasit provuan deri në fund për të marrë diçka nga takimi, por ekipi i Poçetinos ishte me fat.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: