Xhunga tregon paraskenat e emisionit të parë në RTSH: Zëvendësova Fevziun pa ditur të bëj televizion

0

Karriera e Rudina Xhungës si moderatore nisi para 20 vitesh ku prezantoi emisionin “Dritare” në RTSH.
Ajo ka zbuluar disa momente qesharake që ka përjetuar në këto fillime, ku pati edhe incidente me moderimin e skenografinë. Në intervistën e saj për “Mos i fol shoferit”, Rudina Xhunga tha:
“Fillimet kanë qenë shumë emocionuese dhe qesharake. Momentin e parë kur shkova në RTSH pasi u vendos që do bëja emision. 
Problemi kryesor isha ynë që nuk dija të bëja televizion. 
Dhe i thashë di kur më pyesnin nëse di vërtetë se sapo iku Fevziu. Thoja si ti mbaj duart unë, si mbahen duart në ekran. 
Nuk e mësova asnjëherë gjithsesi. Më i bukur ka qenë skenografia. 
Në vitin 1998, Blendi Fevziu la RTSH-në për të shkuar në Klan. 
Mua mu besua vazhdimi i një emisioni të tij dhe kam filluar një vit pas Fevziut. 
Bëjmë studion dhe mqs unë e kisha “Dritare” dhe s’kishim kohë, unë thashë marrim një dritare reale dhe e vendosim aty. E vumë, ditën kur do fillonte emisioni, nuk ishte fare
. E kishte marrë njëri dhe mendonte se mund ta përdorte në shtëpi. E sollën sërish. 
Por në katër vite që kam drejtuar emisionin, kisha frikë se më binte në kokë. Por nuk ra asnjëherë. 
Kam patur intervista shumë të bukura dhe ka qenë një kohë e artë për RTSH-në dhe e rikujtoj me shumë qejf, por jo aq sa të kthehem prapë.”

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: