Zbulohen fotot: Pedagogu i arrestuar për trafik droge, drejtues i lartë i Lulzim Bashës

0

Pedagogu i Universitetit të Tiranës, në Fakultetin Ekonomik, Dritan Shoraj ra në prangat e policisë ditën e sotme. Shoraj u arrestua për llogari të drejtësisë italiane, pasi mbi të rëndojnë akuzat për trafik droge.
Policia e Tiranës bëri të ditur sot se ka arrestuar një 47-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për “Pjesëmarrje në trafikun e lëndëve narkotike”. Sipas uniformave blu në pranga ka rënë shtetasi Dritan Shoraj, i cili kërkohej nga drejtësia italiane.
“Gjykata e Apelit në Venecia/ Itali e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite e 20 ditë burg për veprën penale “Pjesëmarrje në trafikun e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 110 dhe 81 të Kodit Penal Italian.”-thuhej në njoftimin e policisë.
Shoraj rezulton se është një ekspert ekonomie që në jo pak raste ka qenë i ftuar në disa media shqiptare për çështje tëkësaj fushe.
CNA.al ka mësuar se pedagogu Dritan Shoraj ka një nga drejtuesit e lartë, mbështetësit kryesorë dhe bashkëpunëtorët e afeërt të Lulzim Bashës.
Shoraj ka qenë anëtar i kryesisë të degës 5 dhe një nga aktivistët që në PD, shkonte për  Lulzim Bashën, dhe ky i fundit e ka rekomanduar tek drejtuesit e degës dhe udhëzuar që pedagogun e arrestuar si trafikant droge ta përfshinin në strukturat drejtuese, organizative dhe ti jepeshin detyra dhe përgjegjësi konkrete në PD.
CNA.al ka raportuar se Basha, për të rrëmbyer kontrollin e plotë në PD, po shkatërron strukturat duke përfshirë në to elementë kriminalë dhe arrestimi i Shoraj është një nga faktet shtesë, pas raportimeve për Shkodrën, Dibrën Vlorën, Korçën, Elbasanin, Durrësin dhe Fierin.
Fotot e mëposhtme tregojnë Dritan Shoraj, që shfaqet në jo vetëm në takimet e degës nr 5 të PD në Tiranë, por edhe në selinë qëndrore, në zgjedhje si mbikëqyrës e përgjegjës në disa zona, në riorganizimin brenda PD etj. Sot pas arrestimit shumë prej fotove janë fshirë me urdhër nga zyrat e propagandës që komandohen nga familjarët e Lulit, por CNA.al ka mundur të ruajë disa prej tyre.
Në fotot e mëposhtme dallohet qartë Lulzim Basha, por edhe deputetja Oriola Pampuri, në krah të pedagogut trafikant në mbledhjet e kryesisë dhe grupeve të punës në degën 5.
Në një foto tjetër Shoraj shfaqet në ambientet e shkollës “Vasil Shanto” me disa të rinj.
Në foto të tjera duke brohoritur teksa Basha mban fjalim.
Por Shoraj nuk është një emër i pa panjohur, pasi 2 vite më parë, më 22 shkurt 2016, zyrtari i lartë i Bashës u filmua gjatë protestës së PD në Tiranë, ku kishte lenë orët e mësimin në auditor dhe kishte qëlluar me shkelma mbi një qytetar.
Shoraj ka qenë i pranishëm në shumë takime të rëndësishme politike të Bashës, siç tregojnë fotot e siguruara nga CNA.al.
Gjithashtu, ai ka qenë përgjegjës për numëruesit gjatë zgjedhjeve tek shkolla “Vasil Shanto”, ka qenë i deleguari dhe i besuari i Bashës, që bënte ndryshimet e numëruesve, çonte ushqimet etj, pra me detyra dhe përgjegjësi konkrete.
Lulzim Basha disa kohë më parë në një intervistë tha se do vinte në pushtet pa kriminelët dhe se ai nuk ishte si Rama, por arrestimi i pedagogut, fotot me banditë, shitja e PD dhe përdorimi i opozitës për interesa korruptive personale e familjare fakton se Basha ashtu siç njihet nga të gjithë është thjesht maska e mashtruesit të radhës. Ai është Rama e Rama është Basha.(CNA.al)

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: