Betis-Milan nis jashtë fushe, trazira e arrestime në Sevije  

0

Milani do të sfidojë Betisin mbrëmjen e sotme në një transfertë delikate për fatin e tyre në Europa Ligë, pasi humbja në ndeshjen e kaluar në “San Siro” i ka kompromentuar pozitat e kuqezinjve. Tifozët e Milanit priten të shumtë në mbështetje të ekipit të tyre, që numëron tre fitore radhazi në ndeshjet e fundit.
Mbrëmjen e kaluar në rrugët e Sevijes ultrasit kuqezinj duket se kanë shkaktuar shumë trazira. Sipas “Mundo Deportivo”, rreth 20 tifozë janë arrestuar si pasojë e sjelljes së tyre në sheshin kryesor të qytetit. Dëmet që janë shkaktuar kanë të bëjnë me ndërtesat publike, si dhe makinat apo autobusat që ndodheshin atë moment aty.
Gjithashtu, tifozët kanë hedhur dhe tymuese e flakadanë, çka ka bërë të detyrueshme ndërhyrjen e policisë. Në ndeshjen e sotme, që do të luhet në orën 21:00 pritet të ketë një rritje të sigurisë në masë.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: