Bogdani i fiksuar pas “italianëve”, fton mbrojtësin e Kievos

0

Shqipëria U19 do të luajë dy ndeshje miqësore kundër Rumanisë në datat 18 dhe 20 nëntor, ndërkohë që trajneri Erjon Bogdani e ka përcaktuar grupin e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për këto dy sfida.
Sikurse ka ndodhur edhe në të shkuarën, nga Italia do të ketë sërish elementë të rinj dhe për herë të parë është ftuar mbrojtësi i majtë i Kievos, Angelo Ndrecka. Futbollisti 17-vjeçar luan edhe në qendër të prapavijës dhe është një element me të ardhme.

Ndreca më parë është ftuar edhe nga Shqiëria U17 dhe tanimë do të jetë pjesë e kuqezinjve të rinj. Djaloshi, në faqen e tij në “Facebook”, dukshëm është i emocionuar dhe shkruan: “Çfarë të thuash? Shqipëria në zemër”.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: