Eurodeputetja qipriote mbërrin në shtëpinë e Kaçifas

0

Eleni Theocarus, eurodeputetja qipriote ka mbërritur paraditen e sotme në shtëpinë e Kostandinos Kacifas, në fshatin Bularat të Gjirokastrës.
Ditë më parë, Theocarus ka deklaruar se këtë çështje e Kaçifas do ta dërgonte në Parlamentin Evropian.
“Ai mund të arrestohej, por u vra. U ekzekutua nga policia shqiptare”, pat thënë eurodeputetja.

Ndërkohë që raportohet nga dogana në Kakavijë deri më tani kanë hyrë pesë autobusë të mbushur me shtetas grek, ndërsa tetë prej tyre nuk janë lejuar të kalojnë kufirin nga policia shqiptare. Kjo pasi kanë qenë të veshur me bluza me mbishkrime ekstremiste.
Gjithashtu, policia shqiptare ka arrestuar dy ekstremistë grek të cilët, kishin të fshehur sende të palejuara, armë dhe maska. Në orën 13:00 do të mbahet mesha në kishën e fshatit, ndërsa në orën 14:00 bëhet varrimi.
The post Eurodeputetja qipriote mbërrin në shtëpinë e Kaçifas appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: