Frikë në Vlorë/ I jepet lamtumira “Edison faqedjegurit”

0

Nën masa të rrepta sigurie është zhvilluar ceremonia mortore për 39-vjeçarin, Edison Harizaj i njohur ndryshe dhe si “Edisoni i shtatë pallateve”. Një burim i sigurt i tha Gazetës Shqiptare se në terren ishin dhe agjentë civilë, të cilët mbanin situatën nën vëzhgim. Po ashtu në zonën ku banonte 39-vjeçarin ka pasur tension dhe frikë, ndërsa gazetarët nuk janë lejuar të afrohen.  Pasditen e së mërkurës ka ndërruar jetë në spital Genci Caci, 33 vjeç, i plagosur gjatë atentatit.

Harizaj ishte pronar i kompleksit “Oslo” në Vlorë dhe njihet si person me precedentë penalë dhe ka qenë i dënuar nga drejtësia shqiptare për një vrasje dhe plagosje në vitin 1999 në Vlorë.
Emri i Harizajt ka dalë disa herë gjatë hetimeve për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale, përfshirë vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, apo zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë, si dhe vendosje gjobash ndaj biznesmenëve të ndryshëm në vend, por asnjëherë nuk u ndalua për to.

Ai njihet si mik i Emiljano Shullazit dhe në vitin 2012 të dy janë ndaluar nga policia, ku u gjetën me armë pa leje.
Pista paraprake e ngritur nga grupi hetimor për këtë ngjarje është ajo e hakmarrjes. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se autorët kanë qenë në dijeni të lëvizjes së Harizajt dhe Cacës që po lëviznin me mjetin tip Audi dhe u kanë dalë përballë duke lëvizur kundravajtje, në kahun e kundërt të rrugës.
Menjëherë pas ngjarjes dhe kontrolleve të policisë për gjetjen e kapjen e autorëve, u gjet vetëm një mjet i djegur plotësisht pranë varrezave të fshatit Shënavlash, që dyshohet se është përdorur nga autorët.
The post Frikë në Vlorë/ I jepet lamtumira “Edison faqedjegurit” appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: