Frikë për përplasje në Bularat, 8 ekstremistë grekë s’lejohen të hyjnë në Shqipëri

0

“Tregohuni të vetëpërmbajtur”. Kjo është thirrja që ka bërë Ministria e Punëve të Jashtme greke shtetasve të saj, që kanë shkruar në fshatin Bularat për të marrë pjesë në varrimin e Konstandinos Kaçifas, që u vra gjatë përplasjes me RENEA-n.

“Shtetasit grekë që shkojnë në Bularat janë të lutur që të vetëpërmbahen dhe të tregojnë respekt për familjen dhe ceremoninë” thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.

Ndërkohë raportohet nga dogana në Kakavijë deri më tani kanë hyrë pesë autobusë të mbushur me shtetas grek, ndërsa tetë prej tyre nuk janë lejuar të kalojnë kufirin nga policia shqiptare. Kjo pasi kanë qenë të veshur me bluza me mbishkrime ekstremiste.

Gjithashtu, policia shqiptare ka arrestuar dy ekstremistë grek të cilët, kishin të fshehur sende të palejuara, armë dhe maska. Në orën 13:00 do të mbahet mesha në kishën e fshatit, ndërsa në orën 14:00 bëhet varrimi.

 
The post Frikë për përplasje në Bularat, 8 ekstremistë grekë s’lejohen të hyjnë në Shqipëri appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: