Kandidatura e Vitore Tushës për KLSH, kthen pas reformën në drejtësi

0

Nga Altin Skënderi
 
Përkujdesja e skajshme që kanë ndërkombëtarët për të strukturuar sistemin e drejtësisë duket se ka marrë një rrjedhë tjetër pas kandidimit të Vitore Tushës për postin e kryetarit të KLSH.
Ruajtja e ekuilbirave të brishtë me ikjet e njëpasnjëshme të gjyqtarëve që nuk kanë kaluar vettingun është një kthyer në problem për funksionin e institucioneve të drejtësisë vetë Gjykatën Kushtetuese dhe ajo cfarë është më e rëndësishme Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Të gjithë palët po bëjnë llogaritë e numravë kush ikën kush mbetet dhe sesi do të jetë reforma jashtë kontrollit. KED nuk e ka luksin për të humbur anëtarin nga Gjykata Kushtetuese për shkak të kandidimit të znj. Tusha në një post larg profilit të saj profesional.
Për të marrë një vendim për një çështje, “pro” apo “kundër” në Gjykatën Kushtetuese duhet të votojnë gjashtë anëtarë dhe plotësimi i vakancave në këtë gjykatë duket se nuk është i afërt. Sipas Kushtetutës, 9 anëtarët e gjykatës emërohen 3 nga Presidenti, 3 zgjidhen nga Kuvendi dhe 3 nga Gjykata e Lartë. Por pas ndryshimeve ligjore të reformës në drejtësi, të gjitha kandidaturat për anëtarë të Gjykatës së Lartë duhet të kalojnë nëpërmjet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) edhe kjo një strukturë e re e ngritur pas reformës.
Kandidatura e Tushës është mbështetur nga PD në mënyrë të vazhdueshme për poste të rëndësishme dhe këtë herë kjo skemë ka funksionuar. Megjithëse e hedhur poshtë nga socialistët në vitin 2004 për antare të Gjykatës Kushtetuese, me ardhjen në pushtet një vit më vone të PD- së kandidatura u riaktivizua duke dalë fituese.
Socialistët përvec kritereve të tjera të mospërputhjes së saj me postin e Gjyqtares Kushtetuse sic duket nuk kanë harruar edhe vendimin e saj të kundraligjshëm për të lënë në burg kryetarin historik të PS, Fatos Nano.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: