Kosova, talenti i Mançester Sitit nxjerrë jashtë ekipit lojtarin e Superiores

0

Pas pritjes dhe ankthit, më në fund Kosova realizoi afrimin e rëndësishëm, drejt të cilit ishin përqendruar forcat. Portieri i Mançester Sitit, Arijanet Muriç do të grumbullohet për herë të parë në përfaqësuese, për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Maltës dhe Azerbajxhanit.
Talenti i “sitizëns” është një prej dy emrave të rinj, që trajneri Bernard Shaland do të ketë në dispozicion për grumbullimin e radhës. Lojtari tjetër është mbrojtësi i qendrës, Mirlind Kryeziu, i cili aktivizohet me Zyrihun në Zvicër.
Një tjetër lajm i rëndësishëm te Kosova është edhe rikthimi i Bersant Celinës. Mesfushori i Sounsit nuk ishte pjesë e skuadrës në ndeshjet e muajit tetor, si masë disiplinore nga trajneri. Prej asaj periudhe Shaland bëri të ditur se Celina do ti bashkohej sërish skuadrës dhe tashmë trajneri e mbajti fjalën.
Prej afrimit të Arijanet Muriç, jashtë skuadrës mbetet portieri i Kukësit, Faton Maloku. Pjesë e grumbullimit nuk do të jenë as Bernard Berisha dhe Elbasan Rashani, me trajnerin Shaland që do ta publikojë listën zyrtare këtë të premte.
 
Portierë:
Samir Ujkani – Caykur Rizespor
Arijanet Muric – Manchester City
Visar Bekaj – FC Prishtina
Mbrojtës:
Amir Rrahmani – GNK Dinamo Zagreb
Fidan Aliti – KS Skënderbeu
Mërgim Vojvoda – Royal Excel Mouscron
Ardin Dallku – FC Vorskla Poltava
Leart Paqarada – SV Sandhausen
Benjamin Kololli – FC Zurich
Mirlind Kryeziu – FC Zurich
Arbenit Xhemajli – Neuchâtel Xamax
Mesfushorë:
Bersant Celina – Swansea
Valon Berisha – SS Lazio
Hekuran Kryeziu – FC Zurich
Herolind Shala – IK Start
Idriz Voca – FC Luzern
Besar Halimi – Brøndby
Arbër Zeneli – SC Heerenveen
Milot Rashica – SV Werder Bremen
Edon Zhegrova – K.R.C. Genk
Donis Avdijaj – FC Willem II
Sulmues:
Vedat Muriqi – Caykur Rizespor
Atdhe Nuhiu – FC Sheffield Wednesday
Lirim Kastrati  –  Lokomotiva Zagreb

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: